UASHINGTON – SHBA rishikon dislokimin ushtarak në LM pas kërcënimeve iraniane

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 12 prill /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë disa rregullime në vendosjen e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme në pritje të një hakmarrjeje të mundshme kundër Izraelit nga Irani, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë.

Kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit janë shtuar pas një sulmi ajror në kompleksin e ambasadës iraniane në Siri më 1 prill që vrau disa gjeneralë ushtarakë, përfshirë gjeneralbrigade Mohammad Reza Zahedi, i cili ishte një udhëheqës i lartë i forcës elitare iraniane.

Ambasada e SHBA-së në Izrael lëshoi ​​gjithashtu një këshillë sigurie për punonjësit e saj në dritën e kërcënimeve.

”Do të ishte e pamatur dhe e papërgjegjshme, nëse nuk do të merrnim parasysh edhe qëndrimin tonë të forcës”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

”Ne vazhdojmë të besojmë se kërcënimi i mundshëm i paraqitur nga Irani është real, i zbatueshëm, sigurisht i besueshëm dhe ne po e shikojmë atë me aq kujdes sa mundemi”, u tha ai gazetarëve./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like