UASHINGTON – SHBA-ja dhe Japonia bien dakord për heqjen e tarifave të çelikut

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH-AA/- SHBA-ja ka hequr pjesërisht tarifën prej 25 për qind të vendosur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për importet e çelikut nga Japonia.

Departamenti Amerikan i Tregtisë në një deklaratë të hënën në mbrëmje tha “se në SHBA do të lejohen të hyjnë  pa doganë çdo vit, deri në 1.25 milionë tonë metrikë çeliku të importuar nga Japonia, me sasi përtej këtij pragu që i nënshtrohen një takse prej 25 për qind”.

Sistemi i ri i rënë dakord nga të dy vendet do të hyjë në fuqi më 1 prill.

Në marrëveshjen e re nuk përfshihen tarifat për produktet e aluminit. Marrëveshja do të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate të industrisë së çelikut.

Në vitin 2018, SHBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind dhe 10 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar, përkatësisht, për arsye “sigurie kombëtare”.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, SHBA-ja importoi rreth 1.7 milionë tonë metrikë çelik nga Japonia në vitin 2017 përpara se të vendoseshin tarifat.

Importet e çelikut nga Japonia kanë rënë në 1.1 milion ton deri në vitin 2019.

Në tetor të vitit 2021, SHBA-ja arriti një marrëveshje tjetër me BE-në për tarifat e çelikut dhe aluminit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like