UASHINGTON – Miller: SHBA e përkushtuar për sigurinë e Izraelit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 prill /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara kanë një angazhim prej dekadash për sigurinë e Izraelit, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Miller iu përgjigj një pyetjeje gjatë një konference për shtyp se pse Shtetet e Bashkuara kishin miratuar dërgesat e reja të armëve në Izrael, ndërsa në të njëjtën kohë kritikoi veprimin ushtarak të Izraelit në Gaza.

”Izraeli është i rrethuar nga entitete të betuara për ta shkatërruar atë si Hamasi, Irani dhe Hezbollahu”, tha Miller.

“Ne besojmë se Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet kundër këtyre kundërshtarëve dhe për këtë qëllim ne kemi një marrëdhënie të gjatë sigurie me ta, në të cilën ne u ofrojmë atyre më shumë se tre miliardë dollarë në vit ndihmë për sigurinë”, theksoi Miller.

Miller tha se ”Shtetet e Bashkuara ishin shumë të qarta për nevojën që Izraeli të minimizojë viktimat civile dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like