UASHINGTON – Blinken shtyn udhëtimin në Pekin për shkak të frikës së spiunazhit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 shkurt ATSH -DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po shtyn udhëtimin e tij në Pekin për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth spiunazhit kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Vizita do të bëhet në një kohë tjetër sapo ta lejojnë rrethanat, theksoi zyrtari i lartë i DASH.

Blinken do të nisej të premten, por vonesa vjen pasi një tullumbace spiune kineze u pikas nga ushtria amerikane mbi shtetin veriperëndimor të SHBA-së në Montana. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKupa e Shqipërisë/ Zbardhen 8 ekipet çerekfinaliste, ja çiftet dhe datat kur do të luhen ndeshjet
Artikulli tjetërSako: Lehtësira fiskale për gratë në biznes

You may also like