U zunë për një vajzë, 15 vjeçari shpon me thikë një 18 vjeçar nga Shkupi – Shqip

by admin
Spread the love

Zënka mes dy të rinjve për shkak të një vajze ka përfunduar keq për njërin prej tyre. I mituri 15 vjeçar ka goditur me thikë një 18 vjeçar, të dy nga Shkupi. Sulmuesi i mitur është marrë dje nga policia, përcjell Shqip, ndërsa sipas MPB-së, rasti është duke u hetuar.

“Më 31.01.2023 në ora 14:30 në një qendër tregtare në bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’ në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB Shkup, kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga Shkupi. Rreth orës 14:05, pas një zënke të shkurtër dhe mosmarrëveshje për një vajzë, me thikë e ka lënduar M.A (18) nga fshati Zelenikovë e Shkupit, me ç’rast është vërejtur dhe ndaluar nga një zyrtar policor nga Stacioni Policor Qendër. Atij i është marrë thika dhe i plagosuri M.A. është dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’, ku është konstatuar se është lënduar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në raportin e policisël./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like