U zhduk dy javë dhe i trembi të gjithë, Roback: Jam shumë keq, vuaj nga depresioni

by admin
Spread the love

Emil Roback ka reaguar për herë të parë publikisht, ndërsa ka sqaruar edhe faktin që për 14 ditë kishte shkëputur çdo komunikim me këdo nga klubi i Norrkoping, ku ndodhet në formë huazimi nga Milani, gjë që i alarmoi të gjithë në klubin suedez, ku ishin të trembur për jetën e sulmuesit.

Në një komunikim me mediet suedeze, sulmuesi 20-vjeçar që është në pronësi të Milanit, zbuloi se vuan nga depresioni, ndërsa shtoi se është shumë i sëmurë.

“Nuk doja të shihja askënd përveç familjes. Vuaj nga depresioni. Nuk jam ndier mirë kohët e fundit, në fakt ndihem shumë keq. Ndjeva se gjërat nuk ishin në vendin e duhur dhe u mbylla në vetvete. Ndoshta nuk ishte gjëja e duhur për të bërë, por kështu ka ndodhur. Mendoj se është depresion, por është diçka që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ai. /Supersport


Top Channel

You may also like