“U zgjova me ide origjinale të talenteve të ekranit” Rudina Dembacaj akuzon Einxhel Shkirën për kopje?

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira ka treguar në “Big Brother Vip” objektivin e saj për të hapur një fondacion në ndihmë të vajzave dhe grave që nuk kanë mundësi të shkollohen.

Ajo pretendon se përmes kësaj nisme mund t’u japë mundësi për të bërë një kurs profesional apo të ndjekin një shkollë në mënyrë që të bëhen të pavarura. Sipas saj, nëse do fitonte çmimin e madh të “Big Brother VIP” paratë do të përdoreshin për realizimin e kësaj ëndrre.

Dje, Einxhel e fitoi Big Brother-in e saj. Fondacioni “Ditan Hoxha” do i japë mundësinë të moderojë një emision televiziv që do i vijë në ndihmë kauzës. Deri këtu shumë ide origjinale. Prit pak…origjinale? Jo për Rudina Dembacaj.

Aktorja ka postuar një video të xhiruar në 8 tetor 2020, ku flet për një projekt të quajtur “Malësoret e mia”. Qëllimi i tij ishte i njëjtë me atë që do të nisë së shpejti në Top Channel.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes,” – shkroi Dembacaj duke ironizuar Shkirën.

Origjinale ose jo, Einxhelit iu realizua ëndrra dhe emisioni pritet të vijë së shpejti në Top Channel. Ndërkohë, nuk dihet se çfarë është bërë me malësoret e Rudinës pasi ndonëse ajo thotë se kjo ide ka që në 2020 publikisht nuk është parë asnjë angazhim konkret.


You may also like