U vra aksidentalisht gjatë një ndeje

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje nga vrasja aksidentale e një zyrtari policior mbrëmë në Zllatar.

Në raport thuhet se 25 vjeçari u vra aksidentalisht gjatë një ndeje në fshatin Zllatar të Prishtinës, teksa i dyshuari është arrestuar, njofton Klankosova.tv.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar” thuhet në raport.

You may also like