U rikthye si protagonist te Ballkani, tre klube të Superiores synojnë Jashanicën

by admin
Spread the love

Bajram Jashanica ishte një nga protagonistët kryesorë të Ballkanit këtë sezon në kampionatin kosovar dhe dha një kontribut të madh në fitimin e titullit kampion për herë të parë në historinë e klubit.

Ish-mbrojtësit të Skënderbeut i përfundon kontrata me klubin nga Suhareka në muajt e ardhshëm dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë me Ballkanin edhe sezonin e ardhshëm, apo do të provojë një aventurë të re.

“Panorama Sport” shkruan se janë tre skuadra të Superiores që kanë shfaqur interes për lojtarin (Partizani, Tirana dhe Kukësi), ndërsa kampionët e Kosovës i kanë bërë gati kontratën e re.

Tashmë topi kalon në anën e Bajram Jashanicës që duhet të vendosë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. / Oversport.tv

You may also like