U ndërpre nga autoritetet shëndetësore, Brazil-Argjentinë nuk do të riluhet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ishte data 5 shtator e vitit 2021 kur sfida Brazil-Argjentinë u ndërpre për shkak se ishin thyer rregullat e protokollit për Covid-19. Autoritetet shtetërore vendosën që të ndërprisnin ndeshjen dhe që prej asaj dite shumë procese gjyqësore janë zhvilluar ndërsa ndeshja nuk është luajtur ende.

Megjithatë, FIFA vendosi që ndeshja të riluhej në shtatorin e ardhshëm, por sërish gjithçka ka ndryshuar. Si përfundim takimi midis Brazilit dhe Argjentinës në kuadër të kualifikueseve “Qatar 2022” nuk do të zhvillohet. Të dyja kombëtaret kanë vendosur që të paguajnë një gjobë, në mënyrë që të mos përballen në muajin shtator.

Gjithashtu një pjesë e të ardhurave nga gjobat do të shkojnë për OBSH në luftën për Covid-19. Me këtë vendim tashmë të dyja kombëtaret mund të programojnë në mënyrë të lirë miqësoret për muajin shtator. /oversport.tv

Foto: FIFA Media, Twitter

You may also like