U mbajt debati temën “Ballafaqimi me seksizmin dhe gjuhën denigruese në media”

by admin
Spread the love

Organizata “Kosovo 2.0”, ka shënuar sot Ditën e Lirisë së Shtypit, me moton “Liri shtypit”.

Moderuar nga Aulona Kadriu, tema e diskutimit
ishte “Ballafaqimi me seksizmin dhe gjuhën denigruese në media”

Pyetja me të cilinë nisi diskutimi ishte se si
është duke u trajtuar dhuna në bazë gjinore dhe cili është pozicioni i medias në
këtë raportim?.

Adelina Berisha, menaxhere e programit për
adresim të dhunës në bazë gjinorë në Rrjetin e grave të Kosovës, ka thënë se
mediet jo vetëm që kanë raportuar lidhur më këtë, por shpesh kanë qenë edhe zë
i viktimave.

“Shpesh mediat jo vetëm që kanë informuar, por
kanë qenë edhe zëri i vetë viktimave, ndoshta jo të gjitha. Disa trajtimin e
temës e kanë më shumë si temë interesante e trajtojnë si temë të shkurtë që ju
sjell klikime e audiencë. Varësish prej politikave redakoriale dallon edhe
trajtim i temës. Ka media që na dëgjojnë pyetje shumë sipërfaqësore, që shihet
që nuk dojnë me bë një hulumtim të thellë të dhunës në bazë gjinore. Po ka
media që kemi bashkëpunim shumë të mirë ku përmes artikujve më të gjatë ku është
trajtuar dhuna edhe efekti ka qenë shumë i madh në informim të qytetarëve për këtë
fenomen”, ka thënë ajo, raporton “EkonomiaOnline”.

Tutje ajo ka shtuar se roli i medieve është tejet
jetik lidhur me parandalimin e kësaj dukurie.

“Mos me qenë mediat që kanë raportuar për këto
raste besoj që edhe vetëdija qytetarëve kish me qenë hala me e vogël. Ka ndërruar
dukshëm trajtimi i dhunës në baza gjinore këto vitet e fundit prej 2015 e
tutje”.

Ajo tha se është optimiste se ky trajtim do të
përimtohet edhe më shumë.

“Këshilli i Evropës e ka krijuar një udhëzues
se s’i t’i trajtojnë me ndjeshmëri tastet e dhunës në baza gjinore. Shpesh kemi
pas raste ku viktima në media është paraqit në media si ushtruese e dhunës, kur
kemi hulumtuar ma thellë e kemi parë që ushtruesi i dhunës ka pas lidhje. Është
e rëndësishme me i pas dy anët e shtrojës, të viktimës edhe të dhunuesit, po edhe
të gjitha institucioneve”, u shpreh ajo.

Leonida Molliqaj, drejtore dhe kryeredaktore e
QIKA, tha se ndonëse është rrit raportimi për rastet e dhunës sot ka më shumë hapësire
në media për dhunën ndaj grave e flitet shumë më shumë për pabarazitë gjinore e
shtypje të tjera.

“Edhe atëherë kur flasim për dhunën në baza
gjinore vërehet një mungesë e trajtimit, i shpjegimit të shkaqeve që ndodh
dhuna që unë mendoj që janë tepër të rëndësishme nëse përnjëmend po dojm me bë
luftën për dhunën në baza gjinore”.

“Është rasti i gjykatës së Pejës dhe Gjilanit
dy raste skandaloze ku përmes aktgjykimeve kanë tregu që janë viktimizuar edhe
prej institucioneve publik, nuk janë trajtuar si njerëz, janë trajtuar si
fajtore më shumë sesa që ka qenë dhunuesi. Te dhuna në familje ne e vërejmë një
rritje të shifrave të raportimit në polici”.

Molliqaj tha se janë të rëndësishme edhe fotografitë
që përdorën në raportime.

 “S’më pëlqen
ideja kur përdoren fotot e dhunës, ka edhe studime në botë që ekspozimi i
imazheve të dhunës mundet me ndiku me rrit rastet e dhunës. Mundemi me vërejt
te rastet kur burrat kanë qenë viktima të dhunës, ku paraqiten disa gra me
shtiklla”, u shpreh ajo.

Tutje Adelina Berisha tha se

“Vetë politikanët tanë mendoj që edhe gjuha që
e përdorin ndoshta e ka minimizuar vullnetin me organizata të grave. Ne edhe
presidente që është institucioni ma i lartë e kemi pa t’u përdor ndaj saj gjuhë
seksiste dhe s’ka prej shoqërisë ndonjë ndëshkueshmeri”.

“Shpesh i kemi veç me numra me shifra, pak ka
kontekst… koncentrohemi shumë te policia, prokuroria gjyqësia shumë pak e
shohim çka ndodh me fëmijët, mendoj se di të duhej edhe pak vëmendje. Ndoshta
ne po arrijmë dhunën mes burrit dhe grus ta qetësojmë, por me fëmijët shumë pak
po punohet”

E Leonida Molliqaj, tha se viteve të fundit përparësi
është se gratë kanë qenë në qendër të lajmeve, kur kanë përplas tavolinën, kur
kanë gjujt me ngjyrë. “Mendoj se kjo është e rëndësishme tha ajo.

Nuk është ideja veç me pas shumë ma shumë në
media, sa është me rëndësi se qysh po bëhen dhe ka po vijnë. Është një trend
pozitiv dhe kemi mburri me grith krejt këtë tavolinën e mbushur me burra”.

Molliqaj tha se shumë pak flitet për llojet e
dhunës në bazë gjinore.

“Çka është me rëndësi është me u ndërru
politikat redaktoriale, ka shumë gazetar që shkruajnë se që ka pasë, por për
mendimin tim pa ndryshu mënyra se s’i i shohim mediat në përgjegjësi s’ka me
pas media as emancipues”.

Molliqaj tha në krye të shumë mediave janë
burra edhe pse të gjithë punën e bëjnë gratë

“Mënyra se si trajtohen gratë edhe brenda mediave është një alarm që duhet me u marr seriozisht. Shumicën e pozitave brenda mediumeve janë burra”.

You may also like