U kap duke hedhur pako me kokainë, arrestohet i riu nga Gostivari

by admin
Spread the love

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21-vjeçar nga Gostivari pasi i njëjti, sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, ishte parë duke hedhur disa pako me kokainë.
“Më 14.08.2023, në ora 10:30, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit e kanë privuar nga liria personin B.M.(21) nga Gostivari”.

“Më herët ai është parë nga efektivët e policisë duke hedhur disa pako me kokainë dhe duke ikur. Kokaina e gjetur dhe personi janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

MARKETING




You may also like