U ka marrë paratë për banesa dhe më pas është zhdukur, policia arreston mashtruesen nga Shkupi

by admin
Spread the love




Më datën 24.08.2022 në ora 17:30 minuta, nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër e kanë privuar nga liria B.D. (39) nga Shkupi. Ajo dyshohet se nga janari deri më gusht të vitit 2022 ka mashtruar dy persona nga Gostivari dhe një nga rrethina e Kumanovës në shumë të përgjithshme prej 9.700 euro. Sipas denoncimit, ajo u ka premtuar se për një shumë të caktuar mund të u ndihmojë të blejnë banesa shtetërore sociale, por pasi ka marrë të hollat ajo ka ndërprerë komunikimin me ta dhe është zhdukur.
B.D. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.


You may also like