U hap kufiri Shqipëri-Kosovë, kalimi pa asnjë kontroll policor dhe pa asnjë ndalesë

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku ҫdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor.

Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.

Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga 1 Qershori deri në 30 Shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë, të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë, e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë.

You may also like