U fotografua duke përqafuar Fiat Pandan, Vidal shkon edhe në stërvitje me të

by admin
Spread the love

Futbollisti i Interit, Arturo Vidal ka zgjedhur një makinë të tipit të vjetër të Fiat Panda të shkojë në stërvitje, shkruan Insporti,

Mesfushori kilian është mahnitur nga Fiati i vogël që i është bashkuar koleksionit nga veturat e tij luksoze.

“Dhurata më në fund ka ardhur. Ëndrrat janë bërë realitet! Kam vite që pres ta marr”, ka shkruar Vidal, i cili ka marrë pëlqime të shumta, mes të cilave edhe Edin Dzeko.

Kiliani ka gjithashtu një Ferrari 488 Spider të kuq në garazhin e tij që mund të arrijë një shpejtësi prej 330 km/orë, dhe ka gjithashtu një Brabus Amg G700 të zi që mund të shkojë deri në 240 km/orë dhe një Volvo XC.

/Inasporti.com

You may also like