“U ça qielli”, mijëra të vdekur nga stuhia, tmerr në Libi!

by admin
Spread the love

Shkatërrim i përmasave të paimagjueshme!

Mijëra vetë mendohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar përmbytje apokaliptike në Libi. Lideri i qeverisë në lindje të vendit, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, ka thënë se numri i vdekjeve mund të shkojë në 2.000, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, mes tyre edhe 7 pjesëtare të forcave ushtarake, të cilët ishin përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Stuhia Daniel u përplas në Libi të dielën, duke i detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Zyrtarët në lindje kanë nisur të zbatojnë shtetrrethimin, ndërsa shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Të gjitha qytetet lindore, Benghazi, Sousse, Derna dhe Al-Marj janë prekur nga kjo situatë.

Teksa numri i viktimave vazhdon të rritet, Kryqi i Kuq i Libisë pohoi se të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar. Edhe pse administrata me bazë në Bengazi është marrë me situatën në lindje të shtetit, rivalja e saj, Qeveria e njohur nga komuniteti ndërkombëtar në Tripoli, është përfshirë, po ashtu. Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, i ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që të menaxhojnë dëmet pas përmbytjeve, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara në vend njoftoi se e po ndjek situatën nga afër.

Libia është ndarë në dy administrata rivale prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, më 2011. Të dyja qeveritë kanë shpallur tre ditë zie në nder të viktimave të stuhisë. Shkencëtarët kanë paralajmëruar me kohë se ndryshimet klimatike sjellin një rritje të avullimit të ujit gjatë verës, çka mund të rezultojë me stuhi intensive.


Top Channel

You may also like