U arrestua pas sulmit në Gramsh, Svetlana Timofeeva dyshohet e përfshirë në rrjet spiunazhi, zbulohet lidhja me shërbimet sekrete ruse

by admin
Spread the love

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Gramsh, ku u sulmuan dy ushtarë.

Burime të sigurta dhe konfidenciale i thanë News24 se një nga shërbimet inteligjente të huaja partnere të vendit tonë, pas ngjarjes së Gramshit i ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva që u arrestua në Gramsh dyshohet të jetë e përfshirë në një rrjet spiunazhi rus.

Këto shërbime kanë informacione sekrete se kjo shtetase ka lidhje me persona që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse, i tha burimi News24.

Gjithashtu burime pranë Prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se dy shtetasit rusë dhe shtetasit ukrainas që tentuan të futen në uzinën e Gramshit do të hetohen për tre vepra penale që lidhen me spiunazhin dhe pjesëmarrjen në celula spiunazhi.

You may also like