U akuzua se lindi mashkull, hulumtimi i Daily Mail për bashkëshorten e Macron pas publikimit të fotos që “çoroditi” të gjithë! Ja si qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Zonja e parë e Francës Brigitte Macro është përdorur në një fushatë shpifjeje nga e djathta ekstreme duke pretenduar se ajo ka lindur një mashkull.

Kjo duke u nisur nga një foto e publikuar në vitin 1950 ku, Brigitte shihet e ulur në gjurin e nënës së saj me flokë të prera shkurt. Vitin e kaluar, Brigitte fitoi një çështje në lidhje me shpifjet e një gazetari të pavarur, ku e akuzoi Zonjën e Parë se ka lindur mashkull. Pavarësisht këtij thashethemi të pabazuar, ky paragjykimin nuk është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale.

Së fundmi, vajza e Brigitte, Tiphaine Auziere, një avokate, ka folur për ndikimin e akuzave. Në një intervistë në fillim të këtij muaji pas publikimit të një romani që ajo ka shkruar, Tiphaine, 40 vjeç tha për Paris Match: Kam shqetësime për nivelin e shoqërisë kur dëgjoj se çfarë po qarkullon në rrjetet sociale për nënën time që është burrë. Besimi me të cilin thuhet dhe besueshmëria që i është dhënë është e madhe, si mund t’i rezistojmë dezinformatave në rrjetet sociale?’

Vetë Macron, duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Gruas javën e kaluar pas publikimit të intervistës, shprehu zemërimin dhe zhgënjimin e tij për thashethemet dhe efektin e tyre në jetën e tyre private.

“Gjëja më e keqe është informacioni i rremë dhe skenarët e sajuar”, tha ai. “Njerëzit përfundimisht i besojnë dhe ju shqetësojnë edhe në intimitetin tuaj.”

Akuza se Brigitte ka lindur mashkull, doli nga një revistë Faits et Documents (Fakte dhe Dokumente), ku sipas këtij artikulli, është bërë një hetim tre vjeçar ndaj zonjës Macron. Kur ‘korrespondentja’ Natasha Rey e cila kontribuon në këtë revistë dhe ka sulmuar vazhdimisht Macron në Facebook dhe në një intervistë në Youtube, akuzat u bënë virale në internet.

Në intervistë, ajo iu referua fotografisë së vjetër të familjes Trogneux. Vajza e vogël e ulur në gjurin e nënës së saj, pretendoi ajo, ishte ndoshta Nathalie Farcy, e cila mbeti jetime kur motra e madhe e Brigitte, Maryvonne, u vra në një aksident me makinë, së bashku me burrin e saj, Paul Farcy, kur Brigitte ishte shumë e re.

Dhe Brigitte? Emri i saj i lindjes, pretendoi ajo, ishte Jean-Michel Trogneux, djali me këmishë në fotografi, përpara se ‘ai’ të bëhej një grua transgjinore dhe t’i nënshtrohej një operacioni për ndryshimin e seksit në fillim të viteve 1980.

Sulmi ndaj zonjës Macron çoi në frikën e ‘Trumpizimit’ të debatit politik në Francë, me lajmet e rreme që u përdorën për të ndikuar potencialisht votuesit, veçanërisht nga e djathta ekstreme në zgjedhjet presidenciale të 2022, të cilat Macron i fitoi.

Hulumtimi i Daily Mail sugjeron se djali me këmishë është ndoshta vëllai i saj i madh i ndjerë Jean-Claude. Ai ishte tetë vjet më i madh se Brigitte dhe u bë menaxher i fabrikës së çokollatës familjare. Certifikatat e lindjes në Francë, ndryshe nga MB, mund të merren vetëm nga personi emri i të cilit është në certifikatë ose një i afërm i atij personi.

Por ardhja e Brigitte Macron në botë u botua në Courrier Picard, gazeta e përditshme e rajonit të Picardy, kryeqyteti i të cilit është Amiens, qyteti i saj i lindjes, e cila regjistron lindjen e saj më 13 prill 1953.

Duke iu referuar tre motrave dhe dy vëllezërve të Brigitte, thuhet: Anne-Marie, Jean-Claude, Maryvonne, Monique dhe Jean-Michel Trogneux kanë gëzim të madh kur njoftojnë ardhjen e motrës së tyre të vogël, Brigitte. Revista Faits et Documents thotë se zyrtarët e Elysee “nuk kishin qenë në gjendje të siguronin një fotografi të Brigitte si fëmijë”.

Natasha Rey, 48 vjeç, dhe Amandine Roy, që u shfaq në videon katër-orëshe në YouTube në dhjetor 2021 dhe e akuzuan Zonjën e Parë se kishte lindur mashkull, u shpallën fajtore për shpifje dhe fillimisht u gjobitën me 1700 £ secila, e reduktuar në apel në 850 £ për Roy dhe 400 £ për Rey.

Megjithatë, përtej thashethemeve vicioze, historia e Brigitte Macron është magjepsëse në vetvete dhe jo pa skandal. Ajo u takua për herë të parë me Emmanuel Macron në shtator 1992. Ajo ishte 39 vjeç, nënë e tre fëmijëve dhe mësuese në shkollën katolike franceze në Amiens. Ai ishte 15 vjeç dhe një nxënës në të njëjtën klasë me një nga vajzat e saj.

Diferenca e tyre 24-vjeçare në moshë ende tërheq gulçime, me përjashtim të Francës ku joshja e gruas së moshuar është festuar prej kohësh. Gjatë gjithë martesës së tyre 16-vjeçare, ajo ka luajtur një rol kyç në karrierën e tij politike.


Top Channel

You may also like