U aktivizua vetëm 5 ndeshje, sulmuesit 28-vjeçar që ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare i ndërpresin kontratën

by admin
Spread the love

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi, po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij. 28-vjeçari këtë sezon iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat, por aventura e tij tek ky ekip zgjati vetëm 5 ndeshje. 

Së fundmi bëhet me dije se Kamberit i është shkëputur kontrata dhe tashmë ka dalë si lojtar i lirë.  

Në 5 sezonet e fundit futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka ndërruar 8 skuadra dhe në total ka mundur të shënojë vetëm 9 gola. Aventura me të vërtet zhgënjyese.  

kamberi

Edhe pse u shpresua shumë se Kamberi do të kishte një karrierë të suksesshme, ajo ka ardhur në rënie të lirë nga sezoni në sezon.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like