U afrua si pasues i Mustës, Partizani zyrtarizon largimin e brazilianit

by admin
Spread the love

Fernando Augusto është larguar nga Partizani pa bërë një fazë të plotë në kampionat. Mbrojtësi i krahut të majtë luajti vetëm një ndeshje si titullar kundër Laçit në kampionat.

Befasisht klubi i kuq ditën e sotme doli me njoftim dhe sqaroi edhe largimin e brazilianit, i cili në janar la skuadrën e Pelister për “Demat e kuq”.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi, i cili u afrua në muajin janar, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë për arsye personale, vendim të cilin ia ka komunikuar edhe klubit.

Palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit. / oversport.tv

You may also like