Tym e flakë pranë banesave në Nartë të Vlorës – Shqip

by admin
Spread the love

Aktivizohet një vatër e re zjarri në qytetin e Vlorës. Zjarri ka rënë pranë fshatit Nartë në rrugën nacionale që lidh këtë fshat me Zvërnecin si dhe me Vlorën.

Në flakë kanë rënë toka të mbjella me shkurre dhe bimësi të zonës. Shumë pranë tyre edhe banesa të cilat rrezikojnë.

Në afërsi të tyre edhe depo të kohës së ish-sistemit komunist në vend që depozitonin naftë, por që në brendësi të tyre nuk ka më lëndë djegëse. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa e gjithë zona mbuluar nga tymi. Gjithashtu është bllokuar prej minutash edhe qarkullimi rrugor në këtë segment.

Klan News

You may also like