Në një letër dërguar SEC (The Securities and Exchange Commission), avokatët e Twitter të studios ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, deklaruan se kërkesa për t’i dhënë fund marrëveshjes nga Elon Musk “është e pavlefshme dhe e paligjshme”.
Letra vjen pasi Musk dhe avokatët e tij deklaruan javën e kaluar se duan të anulojnë marrëveshjen për blerjen e rrjetit social, duke e akuzuar atë për “deklarata false dhe mashtruese”.
“Përkundër asaj që shkruani në letrën tuaj, Twitter nuk ka shkelur asnjë nga detyrimet e tij në marrëveshje dhe nuk ka pësuar dhe me shumë gjasa nuk do të pësojë asnjë efekt negativ material për shoqërinë. Kërkesa për t’i dhënë fund marrëveshjes është e pavlefshme, për arsyen kryesore që zoti Musk dhe palë të tjera të Musk kanë shkelur me vetëdije, qëllimisht, me vullnet dhe materialisht marrëveshjen” – lexohet në letrën e shoqërisë së Twitter.
Shoqëria kërkoi që “zoti Musk dhe Palët e tjera Musk të respektojnë detyrimet e parashikuara nga Marrëveshja”.
Prej muajit të kaluar, Musk dhe Twitter kanë pasur mosmarrëveshje për numrin e spam dhe llogarive false në platformë, duke pretenduar se ky numër është më pak se 5% e përdoruesve. Edhe pse kompania i ofroi ekipit të Musk akses “firehose” të të dhënave të saj, ekipi i CEO-s së Tesla deklaron se “ato API përmbanin një limit shpejtësie më të ulët se ajo që Twitter u jep klientëve më të mëdhenj të korporatave”.
Pasi njoftimit të Musk për t’i dhënë fund marrëveshjes, aksionet e Twitter ranë më shumë se 10%. Një raport i Bloomberg zbuloi se shoqëria e rrjetit social synon të ngrejë një padi kundër Musk këtë javë”.
/ Tech Crunch