“TVSH-ja Ime”, do të rritet në 2.100 denar – pagesa do të bëhet në maj – Shqip

by admin
Spread the love

Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për qytetarët me skanimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” rritet nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor.

Deputetët dje pasdite i kanë votuar ndryshimet ligjore me të cilat rritet kufiri, ndërsa lajmin në rrjetet sociale e ka vlerësuar drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska.

“Deputetët i dhanë dritën jeshile ndryshimeve dhe shtesave në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizikë. Me këtë ndryshim mund të rritet pragu për rikthim të një pjese të TVSH-së nga 1800 denarë në 2100 denarë për një tremujor. Shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime’ do t’i marrin shumat e para të shtuara me pagesat në muajin maj për llogaritë e skanuara fiskale në periudhën janar – mars 2023”, tha Lukarevska.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, dhe siç u tha atëherë është në dobi edhe të qytetarëve edhe të shtetit. “Kjo masë gjithashtu do të ndihmojë në uljen e ekonomisë gri”, thanë atëkohë nga DAP-i.

You may also like