Turqia arreston futbollistin izraelit që shprehu mbështetje për pengjet në Gazë

by admin
Spread the love

Autoritetet turke kanë arreston futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel, të klubit të futbollit, Antalyaspor. Ai, sipas autoriteteve do të merret në pyetje pasi gjatë një ndeshjeje në ligën turke shfaqi solidaritetin me njerëzit që po mbahen pengje nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha të dielën në mbrëmje se shtetasi izraelit po hetohet lidhur me akuzat e mundshme për “nxitje të hapur të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. Përmes një postimi në X – që më herët njihej si Twitter – Tunc tha se Jehezkel ishte përfshirë “në një gjest të shëmtuar në mbështetje të masakrës izraelite në Gazë”.

Pasi shënoi golin e barazimit kundër klubit Trabzonspor, futbollisti 28-vjeçar shfaqi një fashë të lidhur në kyçin e dorës ku shkruhej se janë bërë 100 ditë që kur pengjet u rrëmbyen më 7 tetor.

Ky gjest u vlerësua si provokues në Turq, ku ka një kundërshtim të madh të publikut me veprimet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe ku ka mbështetje të madhe për palestinezët.

Klubi Antalyaspor e ka pezulluar Jehezkelin nga ekipi dhe njoftoi se po bisedohet me avokatët e klubit për të shkëputur kontratën me futbollistin izraelit.

Federate turke e Futbollit dënoi atë që e cilësoi si gjest që “turbulloi ndërgjegjen” e publikut turk.

Arrestimi i Jehezkelit ka nxitur zemërim në Izrael.

Turp për Qeverinë turke”, ka shkruar në X, ish-kryeministri izraelit, Naftali Bennet.

Turqia ka kritikuar Izraelin për ofensivë e tij në Rripin e Gazës. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi më 7 tetor radikalët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj përmes një ofensive tokësore, ajrore dhe detare, duke vrarë mbi 23.000 palestinezë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Hamasi nuk është organizatë terroriste, por një grup luftues për çlirimin dhe mbrojtjen e tokave palestineze./REL

You may also like