TURQI – Inflacioni ende në nivelin 65 për qind

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 3 janar /ATSH-AFP/ – Inflacioni arriti në 64,8% nga viti në vit në Turqi, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Rritja e çmimeve të konsumit, e nxitur veçanërisht nga zhvlerësimi pothuajse i vazhdueshëm i lirës turke, shënoi 2,9% gjatë një muaji.

Inflacioni, i cili ka rifilluar rritjen e tij që nga qershori, qëndroi në 62% në nëntor.

Rritja e çmimeve ka të bëjë veçanërisht me produktet ushqimore (+72%), transportin (+77,1%), shëndetin (+79,6%), arsimin (+82%) si dhe hotelet dhe kateringun (+93,2%), sipas Institutit turk të Statistikave.

Ndonëse të larta, shifrat zyrtare kundërshtohen nga ekonomistët e pavarur në Grupin e Kërkimit të Inflacionit (ENAG), të cilët llogaritin rritjen e çmimeve të konsumit me 127,2% nga viti në vit.

Në këtë kuadër, paga minimale u rrit me 49% më 1 janar, për të arritur në 17 000 lira turke ose afërsisht 520 euro.

Banka Qendrore Turke, e cila ka rritur normën e saj bazë nga 8,5% në 42,5% që nga qershori, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, vlerësoi në fund të dhjetorit se shtrëngimi monetar është “afër nivelit të kërkuar për të vendosur kursin e deflacionit”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like