TURQI – Erdogan: Suedia dhe Finlanda të marrin hapa konkrete kundër terroristëve

by admin
Spread the love

ANKARA, 26 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i deklaroi shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg se Suedia dhe Finlanda duhet të ndërmarrin hapa konkretë kundër terroristëve të PKK/YPG-së.

”Në një telefonatë, Erdogan dhe Stoltenberg diskutuan synimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s”, sipas një deklarate nga presidenca turke.

”Të dy vendet nordike duhet të angazhohen për heqjen e embargos që është aktualisht në fuqi kundër eksporteve të industrisë turke të mbrojtjes dhe të sigurojnë që nuk do të ndërmarrin asnjë veprim të tillë në të ardhmen”, theksoi Erdogan.

”Ne ramë dakord që të vazhdojmë bisedimet në Bruksel dhe Madrid javën e ardhshme”, tha Stoltenberg.

Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

Por, Turqia ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimeve për anëtarësim, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like