TURQI – Erdogan drejt humbjes së Ankarasë dhe Stambollit në zgjedhjet lokale

by admin
Spread the love

ANKARA, 31 mars /ATSH-ANSA-DPA/ – Zgjedhjet lokale në Turqi po shohin që kryebashkiakët opozitarë të Stambollit dhe Ankarasë, Ekrem Imamoglu dhe Mansur Yavas, të mposhtin kandidatët e mbështetur nga presidenti turk Recep Tajip Erdogan, i cili kishte humbur tashmë në dy qytetet më të mëdha turke edhe në zgjedhjet e pesë viteve më parë.

Me pothuajse 70% të votave të numëruara, Imamoglu kryeson në Stamboll me 50,2% të votave dhe sfiduesi i mbështetur nga Erdogan, Murat Kurum, ka ngecur në 41%.

Në kryeqytet, Yavas kryeson garën me 58,5% të votave, duke e lënë kandidatin e Erdoganit në 33%, pas 38% të votave të numëruara.

“CHP ka arritur një rezultat historik dhe ka vendosur se si të qeverisë vendin dhe komunat tona”, tha sekretari i partisë, Ozgun Ozel, në një fjalim të transmetuar në TV.

”Besimi i qytetarëve ndaj nesh ka dhënë rezultat”, deklaroi kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili kryeson ndaj Murat Kurum, kandidatit të mbështetur nga presidenti Recep Tajip Erdogan.

Megjithatë, partia AKP e Erdoganit ruan kontrollin në pjesën më të madhe të Anadollit qendror, pavarësisht se humbi disa qytete në të njëjtin rajon, ndërsa partia kryesore opozitare CHP dominon brigjet e detit Egje dhe Mesdheut./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like