TURQI – Erdogan dhe Putin diskutojnë referendumet në Ukrainë

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka planifikuar të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin rreth referendumeve të paligjshme të mbajtura në zonat e pushtuara ukrainase.

Erdogan deklaroi dje në mbrëmje se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte kërkuar mbështetjen e Turqisë për “të bindur Putinin”.

“Uroj që ata të mos mbajnë referendume dhe që ne të mund ta zgjidhim problemin në mënyrë diplomatike”, tha ai.

Referendumet e mbajtura kohët e fundit në katër rajone të pushtuara nga Rusia në Ukrainën Jugore dhe Lindore nuk njihen ndërkombëtarisht sepse ato u mbajtën në kundërshtim me ligjet ukrainase dhe ndërkombëtare dhe pa standardet minimale demokratike.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën, por është gjithashtu një partnere e ngushtë e Rusisë.

Biseda telefonike midis Putinit dhe Erdogan mund të përfshijë edhe planet për të ndërtuar një stacion të ri bërthamor në Sinop, në rajonin turk të Detit të Zi.

Centrali i parë bërthamor i Turqisë, “Akkuyu”, aktualisht po ndërtohet në Turqinë Jugore, ndërsa kompania shtetërore ruse “Rosatom” është përgjegjëse për ndërtimin./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like