TURQI – Çavuşoğlu: Negociatat për ofertën suedeze për NATO-n ende në ‘fillim’

by admin
Spread the love

ANKARA, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Turqia, anëtare e NATO-s, thotë se negociatat për pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake janë larg përfundimit dhe se nevojiten hapa të mëtejshëm në solidaritet me Ankaranë në luftën kundër terrorizmit.

”Suedia ka bërë përparim në përmbushjen e kërkesave turke bazuar në një memorandum gjatë verës”, theksoi ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun e tij suedez Tobias Billström në Ankara.

“Nuk jemi as në gjysmë të rrugës, sapo kemi filluar”, shtoi ai.

Suedia dhe Finlanda fqinje aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Turqia që atëherë ka bllokuar pranimin e tyre, duke përmendur mbështetjen e supozuar për grupet e etiketuara nga Ankaraja si terroriste.

Dy vendet nordike ishin zotuar për një marrëveshje në qershor për të rritur, ndër të tjera, luftën kundër terrorizmit dhe për të rifilluar shitjen e pajisjeve të mbrojtjes në Ankara. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like