TURQI – Arrestohen shtatë persona të dyshuar si spiunë të Mossad-it izraelit

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet turke arrestuan sot shtatë të dyshuar për shitjen e informacionit në agjencinë izraelite të spiunazhit “Mossad”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

“The Wall Street Journal” raportoi më herët se shërbimet sekrete izraelite po përgatiteshin për të gjurmuar dhe vrarë liderët palestinezë islamikë të Hamasit në mbarë botën pas përfundimit të luftës së Gazës.

Ankaraja e kishte paralajmëruar shtetin hebre për “pasoja të rënda” nëse do të ndiqte Hamasin brenda Turqisë.

“Njësitë e shërbimit të antiterrorizmit dhe të inteligjencës bastisën adresat në Stamboll dhe provincën Egje të Izmirit pas një urdhërarresti nga zyra e kryeprokurorit publik të Stambollit”, thuhet në raportin e “Anadolu”.

“Dy të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët si pjesë e të njëjtit hetim”, tha agjencia.

Të dyshuarit akuzohen për mbledhjen e informacioneve për objektivat e mundshme të “Mossad” brenda Turqisë nëpërmjet detektivëve privatë.

“Ata dyshohet se i kanë shitur “Mossad”-it imazhe dhe të dhëna gjurmimi, ndër të tjera”, sipas Anadolu.

Turqia, kohët e fundit ka rritur shënjestrimin e anëtarëve të dyshuar të “Mossad” brenda vendit.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like