Turp që nuk ishte flamuri shqiptar në pritjen në Egjipt, Rama i kthehet ish-deputetit dhe komentuesve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama ishte dje i pranishëm në një vizitë zyrtare në Egjipt vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore, e pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendja u përqendrua jo pak në një tjetër detaj gjatë pritjes, mungesa e flamurit shqiptar.
Mjaft komentues shkruan në profilin e Ramës në Facebook, duke e konsideruar një gjë të tillë turp. Po ashtu një reagim të ashpër pati edhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

Rama pritet në Egjipt me ceremoni “ madhështore”, por pa flamurin tonë Kombëtarë. Nuk di kush është ambasador i Shqipërisë në Egjipt, por cilido nga soj i këtyre që mund të jetë se nuk ka si të jetë ndryshe, duhet t’i vij turp që nuk ka mundësuar një flamur Kombëtar të Shqipërisë aty. Nuk di si është ndjerë Rama dhe ministrat e ministreshat që e shoqëronin kur banda frymore shtetërore Egjiptiane luante himnin tonë Kombëtarë, dhe para fytyrës së Ramës valëviteshin 4-5 flamuj të ndryshëm Egjiptian. Në Tiranë kur vjen kryeministri apo presidenti i kujtdo Shteti, nuk ngelet shtyllë e pishë nëpër rrugët ku do kaloj delegacioni pa flamuj kombëtarë të shtetit mik. Nëse ka qenë vizitë zyrtare e Ramës dhe tufës që e shoqëronte, ky është skandal dhe inferioritet Kombëtarë i plehrave që drejtojnë Shqipërinë si pengje dhe skllevër të pisllëkut të tyre. Nëse është vizitë private për pazar të radhës, për biznes apo për të strehuar paratë e vjedhura, atëherë nuk ka pse na çajnë trapin duke na e shfaqur nëpër media por ta ruajnë në albumin e tyre njëlloj si vd e darkës tek Nusreti e ta shohin me nostalgji kur të shkojnë në të sëmës siç kanë shkuar të gjithë fundërrinat e këtij vendi prej 500 vitesh“, shkroi Murrizi.
E për t’i dhënë fund të gjithë këtij debati, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj komentuesve në Facebook, duke shkruar: “nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”.
Mes Shqipërisë dhe Egjiptit u nënshkruan një sërë marrëveshjesh ditën e djeshme, mes të cilave edhe ajo për linjën ajrore direkte Kajro-Tiranë.

Marrëveshjet e nënshkruara:
1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian.

You may also like