Turneu i çiklizmit malor në Shkodër, jepet trofeu “Gilman Bakalli”

by admin
Spread the love

“Trofeu Gilman Bakalli” për të 4-tin vit me radhë mblodhi miq dhe të apasionuar të sportit nga të gjitha trevat shqipfolëse në garat e çiklizmit malor.

Një aktivitet që vjen si homazh për Gilman Bakallin, një ndër iniciatorët e këtij sporti në vendin tonë.

Ai ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë dhe sot ky pasion është kthyer në një sport promovues.

Pedagogu dhe publicisti Gilman Bakalli ndërroi jetë 6 vite me parë nga një sëmundje e rënde. Ai ishte edhe deputet i Partisë Demokratike, ku mbahet mend për përplasjet e forta dhe kundërshtimet politike që shfaqi hapur ndaj liderëve të tij demokrat.


Top Channel

You may also like