Turneu “Future Nostalgia” i Dua Lipës konfirmon se është një yll i muzikës pop në Britani

by admin
Spread the love

 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej muajsh ka nisur turneun e saj botëror, pavarësisht se iu shty disa herë për shkak të pandemisë.

“Kjo është mirëpritja më e mirë në shtëpi ndonjëherë”, ka thënë Dua Lipa, në shfaqjen e parë në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të saj botëror.

“Kemi pritur kaq shumë, kaq gjatë për të bërë këtë shfaqje. E kemi zhvendosur dhe shtyrë dhe më në fund jemi këtu”.

Turneu “Future Nostalgia” u njoftua për herë të parë në dhjetor 2019, por që menjëherë pas kësaj dolën raportimet për COVID-19, rastet e para nga Kina.

Në kohën kur u publikua albumi i dytë i Duas (i titulluar gjithashtu Future Nostalgia), bota ishte tërësisht në izolim.

Artistja aso kohe ishte e shqetësuar për publikimin e këtij albumi, pasi njerëzit po vuanin nga coronavirusi.

“Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur”, u tha ajo fansave në një Live në Instagram, “por unë mendoj se gjëja që na duhet më shumë për momentin është muzika, dhe ne kemi nevojë për gëzim dhe duhet të përpiquni të shihni dritën”.

Megjithatë, kufizimet e COVID-19 bënë ‘kërdi’ me turneun e saj. Ai u shty dhe u riplanifikua tri herë, duke e detyruar artisten të gjente mënyra për ta mbajtur ‘gjallë’ muzikën e saj.

Por, ky turne nuk është krijuar për shaka. Bëhet fjalë për shënimin e momentit kur Dua Lipa po cilësohet si një yll i muzikës pop.

Që nga viti 2019, ajo është shndërruar në një interpretuese të mrekullueshme e me hite të mëdha.


You may also like