Turne për Ditën e Pavarësisë

by admin
Spread the love

Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizojnë turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë, njofton FFK.

Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali. 

Pas turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të shtrohet një drekë e përbashkët.

Orari i ndeshjeve:
Veteranët e Kosovës –Veteranët e Greqisë (ora 11:30).

Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).
Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00).

You may also like