Turisti inskenon ‘rrëmbimin’ e tij për të zhvatur familjen kur iu mbaruan paratë në rezortin tailandez (fotot)

by admin
Spread the love

Një turist britanik raportohet se hartoi një plan dashakeq të detajuar për të përfituar paratë e luksit, teksa hiqej sikur ishte plagosur dhe i kërkoi miqve të luanin rolet e pengmarrësve për të përfituar pra nga familja e tij në Britani.

Ai inskenoi rrëmbimin e rremë bashkë me miqtë e tij pasi iu mbaruan paratë në Pataia në Tailandë, i njohur gjithashtu si “kryeqyteti famëkeq i turizmit të seksit”.

Pushuesi i dyshuar 49 vjeçar kishte bindur shokët e tij të visheshin si pengmarrës, për të realizuar video të rreme dhe mesazhe ku i kërkonte familjarëve paratë e shpërblesës.

Kreu vendor i policisë Sorasak Saengcha, i cili drejtoi hetimet, tha se burri i kishte dërguar të afërmve të tij mesazhe iMessage e FaceTime për t’i bindur të paguanin.

“Ai dërgonte foto të vetes teksa sulmohej, dhe imazhe të vetes ku dukej se e kishin rrahur”, tha Saengcha.

“Shokët e tij e qëllonin dhe i shkaktonin gërvishtje në fytyrë, dhe më pas ai telefononte familjen në video duke i bërë të besonin se po e mbanin peng”.

Kol.Saengcha tha se autoritetet në Tailandë ishin njoftuar për çështjen nga Interpol por kur shkuan në vendndodhje ata gjetën grupin duke bërë festë.

Të gjithë të dyshuarit janë dëbuar nga vendi për tejkalim të kohës së vizave të tyre.

Pataia njihet si qendra e shthurjes për turistët në Tailandë, edhe pse qeveria ka nisur një fushatë pastrimi për të përmirësuar famën e keqe të rezorteve aty.

Governatori i qytetit i njohur si ‘Pakkaratorn Teianchai’ ka thënë së fundmi: “Dua të bëj të ditur se nuk jemi më si thonë mediat perëndimore. Ne nuk lejojmë prostitucion në vendet e zbavitjes”.

Por megjtihatë pamje nga qendra e qytetit tregojnë vajza që i afrohen turistëve duke i ofruar hapur seks për 2000 baht tailandezë ($60).

Historia e turizmit të seksit në Pattaya ka nisur që prej kohës së luftës së Vietnamit me ushtarët amerikanë, që vinin në Bangkokun fqinjë dhe qendra të tjera.

Rroga minimale në vend është 305 baht ($9) dita dhe tërheqja drejt prostitucionit me turistët është e dukshme, veçanërisht për rajonet më të varfra të vendit, shkruan rrjeti britanik TheSun.