Turistët e pësojnë keq! Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë

by admin
Spread the love

Pas ngjarjes në Berat, duket se largimi pa paguar në restorant është kthyer në trend, por rasti i ndodhur në Scilla është ndryshe.

Një grup djemsh pasi konsumuan drekën janë larguar pa paguar faturën, por më pas janë detyruar të kthehen pasi kishin harruar telefonin.

Rastin e ka bërë të ditur menaxheri Francesco Praticò, i cili ka shkruar në rrjetet sociale: Sot një skenë e bukur. Një grup prej katër personash rreth të 35-40-tave ulen, hanë drekën dhe me dinakëri, në konfuzion, vendosin të largohen pa paguar. Sa keq, megjithatë njëri prej tyre harron celularin në tavolinë, ata u kthyen 45 minuta më vonë me bishtin ndër shalë duke kërkuar falje.

Menaxheri i restorantit në provincën e Reggio Calabria tha për Corriere se pronari i telefonit qëndronte me kokën ulur.

“Nuk thamë asgjë, në këto raste është më mirë t’i lëmë të qetë. Gjithashtu pasi pronari i telefonit, i cili vazhdonte të lutej për falje me kokën ulur, në atë moment mezi priste të paguante dhe të largohej. Të vetëdijshëm se do të identifikoheshin lehtësisht përmes pajisjes, ata menduan se ishte e përshtatshme të ktheheshin për të paguar shumën e duhur. Por sa ishte fatura? 103 euro, pra rreth 25 euro secili: “A ia vlente vërtet?” pyet menaxheri, i cili shton “Me sa duket ata thjesht donin të përjetonin adrenalinën e shkeljes së ligjit, por besoj se në jetë kemi nevojë për respekt, ishte një gjest budalla dhe i papjekur”, tha ai.

Paratë e Melonit si suvenir, restoranti falënderon kryeministren: Do t’i mbajmë kundër syrit të keq

Turistët italianë largohen pa paguar në restorant, momenti kur vrapojnë fshehurazi


Top Channel

You may also like