Turi ka një kërkesë publike për Orinda Hutën dhe ne i japim të drejtë

by admin
Spread the love

Zëri i Orindës e ka bërë Turjanin të mendojë një  bashkëpunim me të. “Po ne pse nuk kemi bërë asnjë këngë bashkë @orindahuta?”, ka shkruar Turi krah postimit.

Ndonëse bashkëpunimi i tyre më i bukur është Atara, por dhe një këngë do ishte ide e mirë.

Turi ka kënduar në fillimet e tij me grupin “Produkt 28”, ndërsa Orinda ka kënduar si soliste.

Më pas ata iu përkushtuan të dy televizionit, Turjani me prodhime e prezantime duke u shkëputur kënga, Orinda me emisione, por duke u shfaqur hera herës në muzikë./revistawho.com

You may also like