Tuchel acarohet në konferencë nga pyetjet për luftën Rusi-Ukrainë: Nuk jam politikan

by admin
Spread the love

Protagonist së fundmi në lidhje me temën e luftës Rusi – Ukrainë është bërë trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel, i cili duket se është lodhur nga pyetjet e gazetarëve të cilat nuk kishin lidhje me futbollin, duke theksuar se ai nuk është një politikan për të komentuar mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë.

“Më dëgjoni ju lutem, tani duhet të ndaloni me këto pyetje. Unë nuk jam një politikan, unë mund ta përsëris se ndihem keq për atë që po ndodh. Nuk kam përjetuar asnjëherë luftën, ndaj edhe të flas për të ndihem i privilegjuar teksa jam këtu duke qëndruar në paqe. Unë bëj më të mirën, por duhet të ndaloni me këto pyetje sepse nuk kam asnjë përgjigje”, u shpreh Tuchel.

VIDEO:

Ndryshe, menjëherë pasi Rusia nisi ofensivën ushtarake për ta pushtuar Ukrainën, Anglia vendosi të mos lejonte hyrjen e pronarit të Chelseat në Angli, pasi konsiderohej si një nga përkrahësit e regjimit të presidentit Rus, Vladimir Putin.

Miliarderi rus, Roman Abramovich ka dorëzuar “administrimin” e klubit të futbollit te administruesit e fondacionit të tij bamirës.

/Insporti.com

You may also like