Trump “ia hedh” për momentin: Shtyhet gjyqi i lidhur me rezultatin e zgjedhjeve!

by admin
Spread the love

Gjyqi që do të mbahej në mars ndaj ish-presidentit Donald Trump me akuzat se u përpoq të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, është shtyrë nga një gjykatë federale në muajin mars, ndërkohë një apelim i rëndësishëm i tij vazhdon të mbetet pa përgjigje në një gjykatë apeli.

Gjykatësja Tanya Chutkan vendosi anulimin e gjyqit të caktuar për në 4 mars për padinë e paraqitur nga prokurori i posaçëm Jack Smith dhe nuk ka caktuar ndërkohë asnjë datë të re për të. Kjo shtyrje çel tashmë mundësinë që të vazhdojë punimet një tjetër gjyq në Nju Jork, me akuzat për pagesat e bëra për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë.

Por ky proces në fakt, konsiderohet si që me rrezikshmërinë më të vogël ligjore për ish presidentin nga katër çështjet gjyqësore me të cilat përballet Trump, ku ndër të tjera akuzohet për mbajtjen dhe përdorimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara, apo komplotin për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Për të dyja palët, momenti kohor është shumë i rëndësishëm.

Ish-presidenti Trump, i cili përballet me katër procese gjyqësore dhe 91 akuza penale, kërkon t’i shtyjë çështjet gjyqësore ndërkohë që gëzon statusin e kandidatit kryesor për president në garën brenda Partisë Republikane. Ndërkaq ekipi i prokurorit Smith shpreson në realizimin e një procesi përpara zgjedhjeve të nëntorit. Nëse zoti Trump rizgjidhet ndërkohë që çështja gjyqësore vazhdon, ai teorikisht mund të udhërojë Departamentin e Drejtësisë të tërheqë akuzat dhe mund të falë veten.


Top Channel

You may also like