Tronditet bota e kinematografisë, aktorja ndahet papritur nga jeta në moshë të re – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Busisiëe “Busi” Lurayi, ylli i serialit komedi të Netflix “Hoë to Ruin Christmas”, ka vdekur në moshë 36-vjeçare në shtëpinë e saj në Afrikën e Jugut.

Familja e Lurayi konfirmoi se ajo ndërroi jetë “papritmas” në një deklaratë në llogarinë zyrtare në Instagram të agjencisë menaxhuese së saj.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të të dashurës sonë Busisiëe Lurayi”, thuhet në postim.

Busisiëe ndërroi jetë papritmas dhe u shpall e vdekur në rezidencën e saj të dielën, 10 korrik 2022 nga personeli mjekësor, sipas burimeve policore.

Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i panjohur, ndërsa presim rezultatet e raportit të autopsisë, shtoi familja. “Ne kërkojmë me përulësi që të na lejoni si familje të pajtohemi me këtë lajm tragjik.”

You may also like