Tronditëse në Gjermani, babai shqiptar vret dy fëmijët dhe më pas veten

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Gjermaninë, ku një 44-vjeçar vrau dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau veten.

Mediat gjermane shkruajnë se një zhurmë e madhe u dëgjua në një shtëpi në Kleiner Glinder Berg në orën 22:53 dhe fqinjët menjëherë thirrën policinë.

Gjashtë makina policie shkuan në vendngjarje ndërsa oficerët gjetën dy fëmijë të vdekur të moshave 13 dhe 11 vjeç, të ekzekutuar me të shtëna arme zjarri në kokë. Pak metra më tutje ndodhej babai i djemve edhe ai i vdekur.

Media gjermane “Bild” shkruan se familja ishte shqiptare 44-vjeçari ishte shqiptar nga Kosova, dhe është identifikuar si Flamur R.

Ndërsa gruaja e tij Advije R. 38-vjeç është plagosur rëndë dhe është transportuar në spital. Bild shkruan se edhe ndaj saj është qëlluar.

Kryeprokurori publik Christian Braunwarth lidhur me ngjarjen tha: “Gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes.”

Në familjen shqiptare raportohet se  ka pasur shpesh debate, edhe pse martesa dukej e harmonishme./Opinion.al

You may also like