Trondit Lulzim Basha, zbulon se çfarë do të ndodhë nesër para selisë së PD-së

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së, Lulzim Bashaka bërë një akuzë të fortë për ditën e nesërme. Ai tha se Berisha do kaos në PD. Sipas tij, ai nesër ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

“Berisha e nisi si beteje per statutin, por tregoi se ishte nje mashtrim si gjithcka tjeter qe prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmetarët per kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin.

Sepse ai do kaos dhe dhune, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetem si mburoje per hallin e tij te madh.

Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin.

Ta harrojë!

-Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës.

Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së.

Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishes.

Tani situata është e qartë.

Përplasje mendimesh po.

Liri shprehje po.

Liri zgjedhjesh dhe garë po.

Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.

Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.

Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.

Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit.”, tha Basha.

You may also like