Triumfi ndaj Rumanisë, Duka: Urime Kombëtares U21 për fitoren që na dhuroi emocione të mëdha!

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka uron Kombëtaren U21 për fitoren 3-2 ndaj Rumanisë në “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikueseve EURO 2025.

Në një postim në rrjetet sociale. Duka shpreh vlerësimet maksimale për djemtë që dhanë gjithçka në fushë.

Urime Kombëtares U21 për fitoren fantastike ndaj Rumanisë! Një fitore me përmbysje që na dhuroi emocione të mëdha. Vlerësime maksimale për të gjithë djemtë tanë që dhanë gjithçka në fushë. Pas festës së sotme duhet të fillojmë menjëherë punën për ndeshjet e radhës për të ecur përpara drejt objektivit kualifikim në Euro 2025″, shkruan kreu i FSHF-së. /Supersport


Top Channel

You may also like