Triumf me aromë braziliane, Real përmbys Espanyol dhe i bën “presion” Barcelonës

by admin
Spread the love

Pas dy barazimeve radhazi, Real Madrid bën detyrën në Santiago Bernabeu teksa mposhti Espanyol me rezultatin 3-1.

Ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Joselu, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Sulmuesi përmbylli një aksion të bukur nga Espanyol duke e dërguar topin aty ku portieri Thibaut Courtois nuk mund të bënte asnjë lëvizje.

Megjithatë, me kalimin e minutave Los Blancos gjetën sërish ritmin e duhur dhe barazuan me anë të Vinicius Junior. Anësori konfirmoi formën e mirë të këtij sezoni teksa shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 22-të teksa depërtoi nga krahu në qendër dhe me një goditje tokazi gjeti fundin e rrjetës.

Gjithsesi, ofensiva e vendasve nuk u dal me golin e barazimit pasi në të 39-tën erdhi edhe goli i përmbysjes. Këtë herë ai që shënoi ishte sërish një brazilian. Militao shfrytëzoi shtatlartësinë dhe pas një harkimi të Tchouamenit mposhti me kokë portierin e Espanjyol, Pacheco.

Kështu me rezultatin 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Reali menaxhoi më së miri avantazhin ndërsa në fund pati vend edhe për një gol të Asensio. Në këtë formë, Reali mori një trepikësh shumë të rëndësishëm për kampionatin.

Për momentin kryeqytetasit mbeten në vendin e dytë me 56 pikë, gjashtë pikë më pak se Barcelona kryesuese me katalanasit që kanë një pikë më pak në kaldendar ndërsa kujtojmë se javën e ardhshme luhet El Clasico. Sa i takon Espanyol, skuadra nga Katalonja mbetet në vendin e 13-të me 27 pikë.


Top Channel

You may also like