Trepça nuk ka të ndalur, mposht edhe Bashkimin

by admin
Spread the love

Trepça e ka regjistruar edhe fitoren e 13-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën mbrëma, Trepça triumfoi ndaj Bashkimit në kuadër të xhiros së 20-të elitës së basketbollit kosovar.

Dueli i luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, përfundoi me shifrat 78:68 në të mirë të Trepçës.

Me këtë fitore, Trepça forcohet në krye të tabelës me 38 pikë të tubuara, tri më shumë se Peja në vendin e dytë.

Kevin Davis e Drilon Hajrizi realizuan nga 16 pikë secili në këtë fitore të Trepçës, ndërsa u veçuan edhe Darnell Edge me 15 dhe Mikaile Tmushiq me 14 pikë të shënuara.
Te Bashkimi, Eric Copes dhe Lejson Zeqiri patën nga 15 pikë secili por nuk arritën ta ndihmojnë Bashkimin të evitoj humbjen.

You may also like