Trefishim të pagës dhe kontratë deri në 2026, Milani “blindon” edhe Leaon

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në kampin e Milanit është gjithçka gati për rinovimin e kontratës të Rafael Leao, që këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve.

Portugezi është shndërruar në një lider dhe pretendon që të jetë akoma më i rëndësishëm në të ardhmen, prandaj drejtuesit e klubit janë të gatshëm që ti trefishojnë pagën, që të evitojnë ndonjë tundim të mundshëm.

Sulmuesi do të firmosë deri në vitin 2026 dhe paga do ti rritet nga 1.5 milionë euro në sezon në 4 milionë plus bonuse. Një shenjë vlerësimi, që pas fjalëve të mira të trajnerit dhe drejtuesve, po bëhet realitet. / Oversport.tv

Foto: Milan Twitter

You may also like