Tre vjet pas vrasjes së Khashoggi, vijojnë thirrjet për drejtësi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) vuri në dukje faktin se drejtësia nuk u vendos për gazetarin Jamal Khashoggi, i cili u vra tre vjet më parë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë kwtw vend si përgjegjës për vrasjen nw fjalw.

Një deklaratë nga IPI, një institut me qendër në Vjenë, lëshuar në përvjetorin e tretë të ngjarjes sw rwndw, shprehu pakënaqësinë me faktin se autorët e vrasjeve nuk u ndëshkuan në mënyrë adekuate.

U nënvizua se asnjë përparim konkret nuk është bërë në zgjidhjen e procesit të vrasjes së Khashoggi, megjithëse ka kaluar kaq shumë kohë nga ngjarja.

Zëvendësdrejtori i IPI, Scott Griffen theksoi se kanë kaluar tre vjet që kur Khashoggi u vra në një mënyrë të tmerrshme me urdhër të administratës saudite.

Duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë deklarata dhe premtime se mosndëshkimi për krimet kundër gazetarëve do të marrë fund, Griffen tha:

“Arabia Saudite, një aleate e gjatë e vendeve perëndimore, nuk po paguan çmimin e duhur për largimin e gazetarëve që e kritikojnë atë. IPI dënon pandëshkueshmërinë e vazhdueshme në këtë rast dhe do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi të plotë për këtë akt brutal”.

Gazetari i Washington Post, Jamal Khashoggi u vra në kompleksin e konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor 2018, ku shkoi në një takim atë ditë për të siguruar dokumentet personale të nevojshme për dasmën.

Pas disa ditësh mohimi, autoritetet saudite pranuan se Khashoggi ishte vrarë, dhe më pas një gjykatë në Arabinë Saudite i dënoi pesë të pandehurit me vdekje. Tre të pandehur të tjerë morën dënime me burg gjithsej 24 vjet. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Princit Bin Salman janë liruar nga të gjitha akuzat.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) pohon në një raport prej 101 faqesh se vrasja e Khashoggi ishte një akt që Arabia Saudite e kreu me paramendim.

Raporti thotë se ka prova të vlefshme për nevojën për të hetuar përfshirjen e zyrtarëve të lartë sauditë në vrasje, përfshirë Princin Bin Salman.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) gjithashtu arriti në përfundimin se Princi Bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggi, por Trump mbrojti Bin Salman nga përballja me pasojat e aktit dhe bllokoi dërgimin e raporteve të inteligjencës tek anëtarët e Kongresit Amerikan. /tesheshi.com/

You may also like