Tre të vrarë në Kumanovë, burri vret gruan, vjehrrën dhe vetvritet

by admin
Spread the love

Një 46-vjeçar vrau gruan dhe nënën e saj, ndërsa më pas u vetëvra duke u hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit” në Kumanovë, ku banonte familja.

“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë. Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.

D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Prokurori publik dhe ekipet e SPB Kumanovë janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Në një bisedë me fqinjët, jozyrtarisht na është thënë se autori është denoncuar disa herë për ngacmim apo dhunë në familje.

Familja kishte dy fëmijë të mitur. Njëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpinë e familjes dhe tjetri ishte mbyllur në një dhomë të veçantë, por ishte i padëmtuar në ngjarjen tragjike.

You may also like