Tre të arrestuar për prerje ilegale të druve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Tre persona nga Strumica janë arrestuar për shkatërrim të pyllit. Nga MPB njoftojnë se tek ta janë gjetur 25 metra kub dru zjarri të prera pa leje.

“Më datë 23.12.2022 në ora 14:00 në vendin e quajtur “Varnicë”, në rajonin e fshatit Varvaricë, Strumicë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Radovish kanë privuar nga liria shtetasit D.S.(22), S.S.(43) dhe Z.S. (43), të gjithë nga fshati Banicë i Strumicës. Personat janë gjetur duke transportuar gjithsej 25 metër kub dru të prera ilegalisht si dhe u janë gjetur dhe konfiskuar disa sharra elektrike me motor”, thuhet në kumtesën e MPB-së.


You may also like