Tre shqiptarë arratisen nga burgu në Itali/ Kapen dy prej tyre! Shpëton Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës

by admin
Spread the love

Tre shqiptarë, që vuanin dënimin në një burg të Italisë janë arratisur herët në mëngjesin e një dite më parë.

Ata kanë prerë hekurat e qelisë në burgun e Trevisos dhe më pas kanë përdorur çarçafë për të zbritur poshtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të së enjtes, sipas Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

Dy nga të arratisurit janë kapur menjëherë, ndërkohë që në arrati është 27-vjeçari Edison Pula, i dënuar për tentativë vrasjeje, grabitje, mbajtje eksplozivi dhe vepra të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Pula, anëtar i bandës së Niklës, ka treguar dhe më parë ‘aftësitë’ e tij për të shpëtuar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Në vitin 2016 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës pasi kapërceu murin rrethues.

Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.

 


Top Channel

You may also like